Thaçi takon Ahmetin, flasin për dialogun – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Thaçi takon Ahmetin, flasin për dialogun

21:50 | 10 Gusht 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Pjesë e bisedës së tyre ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Sapo zhvillova një takim të shkëlqyer me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ne biseduam për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, të cilin e shohim si interes strategjik, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkuar presidenti Thaçi në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!