Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Indisë

13:07 | 13 Shkurt 2019

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiane Asif Iqbal.

Ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtaren.

“Delegacionin e Odës Ekonomike Indiane e informova për mundësit që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe Ligji për Investime Strategjike që është duke u aplikuar tashmë dhe ka sjell efekte të jashtëzakonshme”. Shkruan Shala.

“I sigurova që për çdo investitor që shpreh interes për ta investuar kapitalin e tij në Kosovë, do t’i ketë të gjitha lehtësirat që na i mundëson ligji”, shkruan Shala.

Komento: