Theret me thikë një person në Podujevë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Theret me thikë një person në Podujevë

10:04 | 13 Shkurt 2018

Një person është therur më thikë më një fshat të Podujevës, ndërsa brenda qytetit ka pasur të shitna me armë në mes të një grupi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shatin Gllamnik të Podujevës është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, po në Podujevë, gjatë ditës së djeshme, në Rr. “Zahir Pajaziti”, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes veti.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të dyshuarve tjerë, të cilët ishin në automjetin e tyre.

Persona të lënduar nuk ka pasur, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Të dy rastet janë cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!