Tmerri në Gazë, shkon në 37 numri i të vrarëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Tmerri në Gazë, shkon në 37 numri i të vrarëve

15:30 | 14 Maj 2018

Të paktën 37 palestinezë janë vrarë në Gaza dhe rreth 1,700 të tjerë kanë mbetur të lënduar, pas të shtënave nga ushtria izraelite kundrejt protestuesve të mbledhur përgjatë kufirit me Izraelin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 74 persona të lënduar janë nën moshën 18 vjeçare, 23 janë gra si dhe në mesin e të lënduarve janë edhe gjashtë gazetarë.

Që nga mëngjesi i së hënës palestinezët të vendosur përgjatë kufirit në Rripin e Gazës janë duke tentuar të kalojnë rrethojat të cilat ndajnë këtë enklavë nga Izraeli, si pjesë e lëvizjes “Marshi i Madh i Rikthimit”.

Përleshjet janë intensifikuar pas lëvizjes se ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, veprim që palestinezët po e shohin si mbështetje të SHBA-ve për Izraelin që të marrë kontrollin e tërë qytetit, pjesa lindore e së cilit pretendohet se ju përket palestinezëve.

Protesta gjithashtu kanë nisur edhe në qytetet e West Bank, në Ramallah dhe Hebron, duke kundërshtuar lëvizjen e ambasadës së SHBA-ve.

Protestuesit të cilët kanë qëndruar tashmë për gjashtë javë në kufirin me Izraelin, janë duke kërkuar të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u rikthyer nëpër zonat që u larguan me forcë në vitin 1948.

Rreth 70% e popullsisë prej dy milionë banorësh në Rripin e Gazës, janë pasardhës të refugjatëve.

Që kur kane filluar protestat më 30 mars, forcat izraelite kanë vrarë të paken 86 palestinezë në enklavën bregdetare dhe kane lënë të lënduar më shumë se 9,400 prej tyre.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!