Torte akullore me fruta te kuqe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Torte akullore me fruta te kuqe

16:01 | 23 Qershor 2017

Receta:

Per biskoten:
3 veze
5 luge sheqer
5 luge miell
1 luge pluhur per pjekurina
1 pako vanile
Pjekja ne 180 °C per 15 minuta
Filli (akullorja):

1 krem pastiqerie perzihet mire me 200 ml qumesht dhe nje luge mascarpone, pushon ne frigorifer.
Shkrijme ne temperature te ulet 150ml qumesht me 50 gr gjalpe, 100 gr çokollate te bardhe te kuzhines dhe nje luge agar-agar ose 6 fleteza te ulira ne uje te ftohet paraprakisht te zhelatinit pa permbajtje te kafsheve (ne baze te alges)

Frutet e kuqe i vlojme me pak sheqer dhe disa pika limon, i shtrydhim mire dhe ia shtojme kremit qe e kemi lene ne frigorifer.

Nje shllag tundet gjithashtu dhe i shtohet tere mases. Perzihet mire per disa minuta.

Ne fund sipas deshires e ngjyrosim me ngjyre per ushqim, ne kete rast eshte e perdorur ngjyre vjollce pasi qe mjedrrat e kishin bere kremin pak a shume te po te njejtes ngjyre.

E mbulojme mire me leter silikoni dhe e lejme te ngrihet 7-8 ore.
Ju befte mire

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!