Tortë toffee – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tortë toffee

22:27 | 13 Qershor 2017

Përbërësit
190 gr miell
1 1/2 lugë e mesme pluhur pjekurinash
120 gr sheqer
120 ml qumësht
2 vezë
6 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
2 lugë të mesme ekstrakt vanilje
për salcën
120 gr gjalpë
200 gr sheqer i kaftë
250 ml pana ëmbëlsirash

Udhëzimet
Ndezim furrën në 170 C.

Në një enë të madhe përziejmë miellin dhe pluhurin për pjekurina. Shtojmë edhe
sheqerin dhe përziejmë mirë.

Në një enë tjetër shtojmë qumështin, vezët, vaniljen dhe gjalpën e shkrirë. përziejmë
mirë.

Shtojmë masën e qumështit tek masa e miellit dhe përziejmë deri sa të zhduket mielli.
Hedhim në enë për pjekje dhe pjekim për 20-30 minuta.

Për salcën, shtojmë gjalpën, sheqerin dhe panën në një tenxhere të madhe dhe
vlojmë mbi temperaturë mesatare deri sa salca është e lëmueshme dhe e kaftë, duke
përzier vahzdimisht. Heqim nga zjarri dhe lëmë të pushojë për 10 minuta. Prejmë një
copë nga torta dhe hedhim salcën mbi. Servojmë menjëherë.
Ju bëftë mirë!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!