Tragjedi në Klinë, treni godet veturën, ka viktima – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Tragjedi në Klinë, treni godet veturën, ka viktima

22:08 | 03 Shtator 2018

Një grua e moshës 39 vjeçare ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dush të Klinës, kur janë ndeshur treni me një veturë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe 5 persona të tjerë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka thënë për se aksidenti ka ndodhur në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, i cli është ndeshur me një automjet “Mercedes”, i cili ka pasur disa udhëtar brenda.

“Fillimisht u është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe pastaj janë dërguar në Qendrën e Shëndetësore në Pejë, ku është konstatuar humbja e jetës se një femre e moshës 39 vjeçare. Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibra.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!