Tragjedi: Vdes 21 vjeçari, prek telat e rrymës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Tragjedi: Vdes 21 vjeçari, prek telat e rrymës

13:49 | 15 Prill 2018

Një 21-vjeçar nga fshati Moranë ka humbur jetën pas një goditje nga rryma elektrike.

Siç shpjegon policia, 21-vjeçari ka qenë në orar të punës, duke zhvilluar punime ndërtimore, ose më saktë duke shkarkuar tulla nga një makinë me vinç.

Teksa po i merrte tullat dhe po i lente në tokë, vinçi ishte bllokuar në në telat e rrymës dhe në atë moment kishte goditur banorin e Moranës së Shkupit.

Ndihma e Shpejtë vetëm e kishte konstatuar vdekjen. Me leje të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes, pa bërë obduksion, njofton Shenja.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!