Tragjike, adoleshentja shqiptare vdes në shinat e trenit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tragjike, adoleshentja shqiptare vdes në shinat e trenit

11:21 | 19 Shkurt 2018

Një 16-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Pordenone, Veneto të Italisë. Sipas mediave italiane, vajza po ecte mbi shinat e trenit, kur u përplas për vdekje.

Vajza, identiteti i të cilës nuk dihet, mësohet se jetonte dhe shkonte në shkollë në Pordenone.

Dëshmitarë thanë se e kishin parë adoleshenten vetëm pak sekonda para ngjarjes së rëndë pranë binarëve.

Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet italiane mësohet se kanë nisur hetimet. Nuk përjashtohet mundësi që ngjarja mund të ketë qenë e vullnetshme./syri.net

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!