Tragjike: Dasma kthehet në tragjedi, nusja ndërron jetë papritur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Tragjike: Dasma kthehet në tragjedi, nusja ndërron jetë papritur

10:03 | 13 Dhjetor 2017

Një dasmë u kthye në tragjedi, pasi nusja gjeti vdekjen pak orë pas ceremonisë, për shkak të një infeksioni të lidhur me meningjitin. 26­ vjeçarja Jameika McCarthy Harford vdiq pasi u sëmur gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën, në Auckland të Zelandës së Re.

Fotografitë e shkrepura gjatë ceremonisë tregojnë një nuse të lumtur, e cila ecte drejt altarit në një ditë me diell, duke mos e ditur se në pak orë ajo nuk do të jetonte më.

Vdekja e papritur e të resë, padyshim ishte një tronditje e madhe për bashkëshortin e saj dhe familjarët. Në një reagim, familja e 26­vjeçares tha: “Jameika ishte kaq e lumtur që po martohej dhe dasma e saj ishte kaq e bukur, një event i lumtur, i mbushur me dashuri”.

Ata e përshkruajtën të renë si njeri të dashur dhe që vinte të tjerët para vetes. Autoritetet në Auckland konfirmuan se po hetojnë për vdekjen e të resë, që dyshohet se është shkaktuar nga meningjiti.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!