Trajneri i Interit e quan të ‘rrezikshëm’ këtë lojtar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Trajneri i Interit e quan të ‘rrezikshëm’ këtë lojtar

11:45 | 22 Korrik 2018

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka dhënë një intervistë për media pas barazimit 3-3 kundër Zenitit.

“Skuadra është kompakte, ne ndihemi mirë dhe lojtarët e kanë kuptuar kur duhet të sulmojmë e kur duhet të mbrohemi”, tha strategu italian.

“Asamoah mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse luan në mesfushë, ai me të vërtetë luajti mirë”.

“Dalbert? Ai ishte më i qetë, ne jemi duke tentuar që të shënojmë gola në ndeshje të tilla. Tani ne duhet të pushojmë sepse kemi qenë duke punuar shumë. Është shumë e rëndësishme që të pushosh në mënyrë që të pushojë edhe mendja”.

Në këtë ndeshje tre golat për Interin i kanë shënuar Antonio Candreva, Mauro Icardi nga penalltia dhe nënshkrimi i ri, Lautaro Martinez.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!