Trajneri i Kosovës flet me emocione pas ndeshjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Trajneri i Kosovës flet me emocione pas ndeshjes

23:07 | 11 Tetor 2018

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë pas ndeshjes se ishte një fitore e madhe e Kosovës, të cilët sot e fituan këtë ndeshje si skuadër

Challandes ka pasur fjalë të mëdha pas ndeshjes duke thënë se ka pasur mundësi të mëdha për shënim duke filluar që në pjesën e parë.

“Kemi pasur shumë mundësi që të përfundonin më shpejt këtë ndeshje. Por, në pjesën e dytë ja falëm atyre golin e barazimit”.

Sipas tij, Kosova megjithatë arriti ta menaxhojë këtë situatë dhe ja doli që të kthehet në lojë.

“Pas u barazua 1-1, 3-4 minuta ishim jo të mirë por pas kësaj skuadra tregojë karakter, ne luajtëm lojën tonë dhe kjo është e mirë për të ardhmen tonë. Është e rëndësishme sepse fituam si skuadër dhe kjo është e rëndësishme”.

Challandes ka thënë se në bankë ka lojtarë shumë të mirë sidomos në fazën defansive.

“Kjo ndeshje ishte një spektakël i mirë për tifozët tonë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!