Trajneri i Kroacisë me deklaratë ‘bombë’ pas kalimin në finale – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Trajneri i Kroacisë me deklaratë ‘bombë’ pas kalimin në finale

23:49 | 11 Korrik 2018

Zlatko Daliç është deklaruar pas kalimit në finale të Kampionatit Botëror.

Selektori i Kroacisë ka thënë se këta lojtarë dhanë gjithçka ndaj Anglisë për ta realizuar ëndrrën.

“Se si këta djem luftuan sot, sa shumë vrapuan, ishte e paparë. Kjo është për historinë, faleminderit të gjithëve që na mbështetën. Ne e meritonim këtë, urime djemve, por ata nuk janë normal”, ka thënë Dalic, përcjell ORAinfo.

“Nuk e bëra unë këtë, por këta djem të mrekullueshëm që digjnin në fushë. Ajo që bënë sot është fantazi, si vrapuan, si luftuan. Faleminderit të gjithë fansave në Kroaci, Bosnjë dhe në gjithë botën. Nuk e kemi thënë ende fjalën tonë të fundit, ne thjesht ecim dhe shtyjmë përpara dhe nuk mendojmë se do të ndalemi”.

“ Ne besojmë se ky nuk është fundi ynë, kemi një ndeshje tjetër para dhe nëse do Zoti, Kroacia do të jetë kampione. Ne mund të mos e kemi kuptuar ende se çfarë kemi bërë, por bota nuk është ende e ndërgjegjshme për atë që mund të bëjë Kroacia”, ishin fjalët e trajnerit./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!