Tre të vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tre të vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore

20:05 | 14 Nëntor 2017

Tre njerëz kanë vdekur pas të shtënave me armë në një shkollë fillore në Kaliforni.

Të shtënat ndodhën në shkollën fillore Rancho Tehama rreth orës 8 të mëngjesit.

Shumë nxënës janë larguar nga skena dhe ende nuk dihet nëse të vrarët janë të rritur apo fëmijë, transmeton Gazeta Express.

Një gjashtë vjeçar u qëllua dy herë dhe një tjetër, mosha e të cilit nuk u bë e ditur, u qëllua në këmbë, thuhet sipas USA Today.

Qëlluesi, mosha dhe emri i të cilit nuk u bënë të ditur, u qëllua në skenë dhe vdiq.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!