Tronditet Juventusi! I lëndohet ylli i madh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tronditet Juventusi! I lëndohet ylli i madh

17:47 | 14 Nëntor 2017

Juan Cuadrado ka pësuar një dëmtim të kofshëve me Kolumbinë, dhe do të kthehet në Juventus për skanime, përcjell ORAinfo.

Anësori humbi fitoren e sotme 4-0 ndaj Kinës së Marcello Lippi dhe TuttoJuve raporton se ai ka një problem me këmbën  e tij të majtë.

Trajneri, Jose Pekerman i ka dhënë Cuadrado lejen për t’u kthyer në Torino herët, ku ai do t’i nënshtrohet testeve për të kuptuar shtrirjen e lëndimit.

Bardhezinjtë përballen me Sampdorian Të dielën , dhe aktualisht qëndrojnë vetëm një pikë pas Napoli në krye të Serie A./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!