“Tronditet” Manchester United, ylli i madh te Real Madrid

18:45 | 15 Qershor 2019

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba thuhet se dëshiron kalimin në Real Madrid këtë verë.

Pogba duroi një fushatë të përzier në Old Trafford sezonin e kaluar, në të cilën ai ende ka kontribuar 15 gola dhe 10 asistime nga 44 ndeshje në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e 26-vjeçarit, pasi Real Madridi dhe Juventusi dyshohet se po kërkojnë një marrëveshje për francezin.

Sipas Marca, Pogba po këmbëngul se dëshiron të shkojë në Bernabeu këtë verë, pavarësisht se United është i prirur ta mbajë atë edhe për 12 muaj./ORAinfo/

Komento: