Tronditet Tirana: “Luftë” me armë zjarri, humbë jetën një person – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Tronditet Tirana: “Luftë” me armë zjarri, humbë jetën një person

22:32 | 04 Tetor 2018

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e kryeqytetit shqiptar në zonën më të populluar të saj, atë të ish-Bllokut, mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, ndërkohë që nga raportimet paraprake bëhet e ditur se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Top Channel.

Të shtënat kanë shkaktuar panik mes frekuentuesve të shumtë të jetës së orëve të vona në Tiranë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!