Trump bën thirrje për mbështetje për zgjedhjet në Kongres – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Trump bën thirrje për mbështetje për zgjedhjet në Kongres

09:32 | 06 Nëntor 2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje votuesve që të mbështesin Partinë Republikane në zgjedhjet për Kongres.

Votimi mbarëkombëtar sot shihet si referendum mbi presidencën e tij.

“Çdo gjë që kemi arritur është në rrezik të martën”, tha presidenti Trump në njërin prej mitingjeve përfundimtare.

Amerikanët votojnë sot për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, për 35 nga 100 vendet e Senatit dhe për dhjetëra guvernatorë të shteteve.

Republikanët tash për tash kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, por shumë sondazhe sugjerojnë se demokratët kanë shanse të mëdha të fitojnë kontrollin së paku në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një sondazh kombëtar, i publikuar më 4 nëntor nga Washington Post dhe ABC News, tregoi se 50% e votuesve të regjistruar preferojnë kandidatët demokratë për Dhomën e Përfaqësuesve, krahasuar me 43% që favorizojnë republikanët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!