Trump dhe Erdogan flasin në telefon, kjo është arsyeja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Trump dhe Erdogan flasin në telefon, kjo është arsyeja

22:21 | 01 Nëntor 2018

Raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë kanë nisur të relaksohen.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai amerikan, Donald Trump, zhvilluan sot një bisedë telefonike për çështjen e Sirisë, në mesin e përshkallëzimit midis Ankarasë dhe një milicie siriane të mbështetur nga Uashingtoni, njoftoi presidenca turke.

Njoftimi i kësaj bisede vjen disa orë pas nisjes së patrullimeve të përbashkëta turko-amerikane në Minbej, një qytet në veri të Sirisë i dominuar nga një milici kurde e konsideruar si terroriste nga ana e Turqisë, por aleate e SHBA-së.

Biseda ishte e përqëndruar rreth çështjes siriane, dhe më konkretisht për Minbej dhe çështjen e Idlebit, bastioni i fundit më i madh rebel i vendit ku u krijua një ”zonë e çmilitarizuar” pas marrëveshjes turko-ruse, saktësoi presidenca turke në një komunikatë për shtyp.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!