Truproja Imri Ahmetit kërcënon me vrasje kandidatin e PDK-së për Kryetar të Lipjanit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Truproja Imri Ahmetit kërcënon me vrasje kandidatin e PDK-së për Kryetar të Lipjanit

16:08 | 13 Tetor 2017

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Lipjan, ka reaguar pas kërcënimit me vrasje që truproja e Kryetarit të Lipjanit, tash kandidat i LDK-së për Kryetar të Lipjanit, i ka bërë kandidatit të PDK-së për kryetar, Ismet Hajrullahut.

“PDK, Dega në Lipjan, shpreh shqetësimin për vazhdimin e linçimeve, kërcënimeve dhe shantazheve nga ana e grupit kriminal të Imri Ahmeti ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së. Sot është kërcënuar publikisht me vrasje Kandidati për Kryetar z. Ismet Hajrullahu, nga Mentor Vishesella, truproja e Imri Ahmetit. Kërcënimi ka ndodhur pas debatit televiziv ‘Jeta në Komunë’. Këto kërcënime nuk e ndalin zërin tonë për të ndalur të keqen që iu është kanosur qytetarëve tanë. Për më tepër, ato na bëjnë edhe më të fortë për të vazhduar rrugëtimin e fitores dhe rrëzimin e një pushteti të diktaturës. Ne jemi të obliguar që të promovojmë vlera demokratike, duke bërë fushatë fer dhe demokratike.

Ne ftojmë organet kompetente të sigurisë të ndërmarrin masa për të dënuar veprimet e tilla kriminale nga njerëzit e LDK-së të cilët po përdorin të gjitha mjetet antiligjore me qëllim të frikësimit dhe heshtjes së oponentëve politikë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!