Tuna befason, i jep djalit të pijë… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tuna befason, i jep djalit të pijë…

13:29 | 13 Tetor 2017

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdi-Tuna gjithmonë befason fansat e saj.

Këngëtarja seksi e estradës para disa muajve është bërë nënë për herë të parë dhe shihet shumë e përkushtuar ndaj djalit të saj Tianit, transmeton Gazeta Express.

Të qenit nënë është një gjë shumë e bukur por edhe e lodhshme si duket për këngëtaren.

Para pak minutave Tuna në Instastory ka publikuar një fotografi të Tianit ku ai shihet me shishe të Coca Cola-s në duar.

Tuna ka pyetur nëse duhet ta lejojë Tianin e vogël të pijë pije të gazuara.

Ndryshe një ditë më parë Tuna në llogarinë e saj në Instastory kishte publikuar fotografi ku shkruhej të mos bënin zhurmë se fëmija është në gjumë, kurse nëna është e lodhur dhe e rrezikshme.

Ajo bëri edhe një sondazh në këtë fotografi, duke pyetur se a ka mundësi që të eskalojë situata.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu