Tuna dhe Patrisi të dashuruar më shumë se kurrë ecin dorë për dore në qytet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tuna dhe Patrisi të dashuruar më shumë se kurrë ecin dorë për dore në qytet

19:46 | 14 Nëntor 2017

Ata janë ndër çiftet më simpatikë në estradë.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha këtë vit kanë qenë njëherësh edhe ndër çiftet më të diskutuar në media.
Në muajin prill ata u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

Tuna nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, duke iu përkushtuar kështu tërësisht familjes, ndërsa ndjehet e plotësuar pranë dy meshkujve të saj të jetës: bashkëshortit dhe djalit që ia zbukurojnë çdo ditë të jetës. Se është më se e lumtur në krahët e Patrisit, këtë e vërteton edhe fakti që dyshja gjenden çdo kund bashkë.

Telegrafi kapi sot në fotografi çiftin teksa po shëtitnin në një nga qendrat tregtare më të mëdha të kryeqytetit
Ata ishin drejtuar për në kinemanë ‘Cineplexx’ për të ndjekur një nga premierat e filmave më të fundit, gjersa për asnjë moment nuk ndaheshin nga njëri-tjetrit. Buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungonte, me çka bëhet e ditur se në familjen Berisha, lumturia është çelësi i jetëgjatësisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

FOTO – Elita Rudi