U akuzua nga Anton Quni se mori 8 milionë marka, reagon Xhavit Haliti – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

U akuzua nga Anton Quni se mori 8 milionë marka, reagon Xhavit Haliti

22:36 | 16 Prill 2018

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur rreth “akuzave” të deputetit të LDK-së, Anton Quni, se Haliti në luftë i kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bukoshit, gjegjësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

I kontaktuar nga GazetaBlic, Haliti ka thëne së është i gatshëm të debatoj me Qunin për këtë temë, por se nuk e ka dëgjuar deklaratën e tij ende.

“As që e kam dëgjuar se çka paska thanë. Anton Qunin e kam njohur pas luftës. S’di as për çfarë qëllimi paska deklaruar kështu. Jam i gatshëm të debatoj me të për këtë gjë. Kaq mund të them. S’mund të lëshohem më shumë në telefon për këtë temë”, ka thënë Haliti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!