U arrestua për vrasjen e të dashurës rumune tri vjet më parë, ja ҫfarë ndodhi sot me shqiptarin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

U arrestua për vrasjen e të dashurës rumune tri vjet më parë, ja ҫfarë ndodhi sot me shqiptarin

12:53 | 14 Nëntor 2017

Duket se fati dhe Zoti është në anën e e të riut shqiptar Dritan Demiraj, i cili tre vite më parë do të arrestohej për vrasjen e ish-të dashurës rumune dhe të dashurin e saj të ri.

30-vjeçari i cili ka dalë dhe nga gjendja e komas pas sulmit në burg nga një ish-boksier rumun, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe tashmë është një njeri i lirë.

Vendimi është marrë të mërkurën nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, duke argumentuar se Demiraj është i paaftë të qëndrojë në burg.

Pas agresionit në burg, Demiraj ka pësuar dëme të pakthyeshme të trurit, duke humbur kujtesën, por ama njeh familjen e tij.

Nga pikëpamja fizike ai është i prekur nga një paaftësi që e pengon atë të ecë.

Demiraj është sot një njeri që ka paguar llogaritë e tij me drejtësinë: sipas Ligjit 103 të 23 qershorit 2017, Ligji i Orlando, art. 72 i Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar në mënyrë të rregullt, jep vendimin për të mos ndjekur penalisht në rastet kur personi i dënuar është në një situatë të pakthyeshme shëndetësore.

I riu shqiptar i cili është mbrojtur nga avokati, Massimiliano Orrù, aktualisht po trajtohet në spitalin e Parmas.

“Dritan Demiraj ka humbur kujtesën dhe sot i ngjan një fëmije të lumtur që do thjesht të jetojë ditën e tij”, mësohet të ketë thënë avokati për mediat italiane.

Më 14 mars të vitit 2016, Dritan Demiraj u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Riminit për vrasjen e ish-të dashurës Lidia Nusforfi më 1 mars të vitit 2014 në stacionin e trenit në Rimini, pasi kishte vrarë më 28 shkurt të atij viti, Silvio Mannina-n, të dashurin e saj italian.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!