U dashuruan që kur ishin fëmijë, kjo është historia interesante e kryeministrit kanadez dhe gruas së tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

U dashuruan që kur ishin fëmijë, kjo është historia interesante e kryeministrit kanadez dhe gruas së tij

18:31 | 24 Maj 2018

Kanadezët kanë një rregull, ata nuk janë të paraprirë për të bërë pas elitës politike të tyre. Ata nuk krijojnë storie të llojit të familjes Kenedi apo Uinsdorëve.

Por nëse kjo gjë do të ndodhte, ndonjë lloj princi kanadez, atëherë ai definitivisht do të dukej diçka si Justin Trudeau, djali më i madh i Pierre Trudeau, kryeministri i parë më popullor i Kanadasë. Justin për shumë persona, është shumë afër mbretërisë kanadeze.

Justin ka qenë në sytë e publikut që nga lindja e tij. Martesa e prindërve të tij në vitin 1971, babai i tij 51 vjeçar dhe nëna e tij Margaret ishte vetëm një 22 vjeçare kishte befasuar gjithë vendin.

Ajo dasmë ishte një dasmë sekrete pasi që në të ishin të ftuar vetëm 13 persona. Aq ishte sekrete kjo dasmë sa që as këshilltarët e babait të Justin nuk e kanë pasur idenë e kësaj dasme. Pierre ju kishte thënë se po shkonte të skijonte gjatë fundjavës. Presidenti Nixon pasi që kishte vizituar familjen Trudeau kishte thënë “ Do të doja të ngremë një doli për kryeministrin e ardhshëm të Kanadasë – për Justin Pierre Trudeau.”

Por si e kishte njoftuar Sophie – Justinin ?

Kur kanë qenë të dy fëmijë, Sophie ishte shoqe klase me vëllaun e Justinit, Pierre. Pierre ka vdekur nga një aksident i rëndë trafiku në vitin 1998.

Sophie ka treguar se ka kaluar shumë kohë në shtëpinë e Trudeaut, duke luajtur me fëmijë të tjerë. “Kishin një pishinë shumë të mirë, dhe luanim me orë të tëra Tarzanin” kishte thënë ajo në një intervistë.

Dyshja është ritakuar në vitin 2003 në Starlight Children`s Foundation. Edhe pse e pëlqyen njëri- tjetrin, Justin nuk ia kishte kthyer një e-mail Sofias pasi që ajo i kishte shkruar pas këtij eventi.

Më vonë, Justin kishte treguar që, në at moment nuk ka qenë fare i gatshëm për të hyrë në një lidhje. Sophie, nga ana e saj, e shihte Justinin si një burrë “pa fije klasi”.

Disa muaj më vonë, ata u takuan rastësisht në rrugë. Kur ai i kërkoj asaj numrin e telefonit, kishte qenë Sofia që e kishte lënë pa fjalë këtë herë, duke i thënë atij se sikur të e kishte ruajtur e-mailin e saj elektronik nuk do të kishte kurrfarë problemi të vihej në kontakt me të.

Pas atij takimi, Justin i ka dërguar një e-mail Sofias, dhe kështu e kishin lënë të takoheshin shumë shpejt. Në takimin e tyre të parë kryeministri kanadez ishte i dashuruar pas saj dhe kishte thënë “që do të kalonin pjesën e mbetur të jetës së tyre së bashku”.

“Të kam pritur gjithë jetën” i kishte thënë Justin – Sophias kur ishin ritakuar.

Çifti është martuar në vitin 2005. Prej atëherë, janë parë gjithmonë të lumtur dhe të dashuruar në njëri tjetrin. Çifti ka tre fëmijë Xavier James, Ella Grace Margaret si dhe Hadrien Gregorie. tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!