U eliminuan, por deklarata e Bonucci po i dridh të gjithë! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

U eliminuan, por deklarata e Bonucci po i dridh të gjithë!

23:27 | 15 Mars 2018

Leonardo Bonucci është deklaruar pas humbjes nga Arsenali.

Kapiteni i Milanit ka thënë se askush nuk mund të thotë se ata nuk tentuan që të kalonin tutje, por që penalltia i destabilizoi ata.

“Askush nuk mund të thotë që ne nuk tentuam që të kalonim tutje”, ka thënë Bonucci, përcjell ORAinfo.

“Akordimi i penalltisë na destabilizoi, kjo bëri që ne të mos fokusoheshim më në mbrojtje, pasi donim rezultat pozitiv”.

“Ne po zhvillohemi si skuadër dhe arritëm që të krijonin shanse të mira për gol. Arsenali  është një skuadër shumë e fort, por ne pendohemi për ndeshjen e parë”, ka shtuar më tej italiani./ORAinfo/

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!