U kry! Higuain po bëhet me klub të ri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

U kry! Higuain po bëhet me klub të ri

14:01 | 12 Korrik 2018

Gonzalo Higuain thuhet se është i gatshëm për t’u bashkuar me Chelsean. Por sulmuesi argjentinas ka kërkuar një pagë të lartë si dhe një bonus nga Juventusi.

Sulmuesi pritet të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe Chelsea duket se është në pozitë të mirë për transferimin e tij, përcjell ORAinfo.

Sipas calciomercato.com, Higuain e ka bërë të qartë se ai është i hapur për një lëvizje në Stamford Bridge, por kjo nuk do të thotë se marrëveshja është arritur.

Argjentinasi do të dëshironte një pagë prej së paku 7 milionë euro neto për sezonin, duke pasur parasysh se ai fiton 7.5 milionë euro në vit në Torino.

Përveç kësaj ai dëshiron një bonus besnikërie nga Juventusi si një lloj shtrëngimi duarsh, përndryshe ai thjesht mund të refuzojë çdo ofertë për t’u larguar. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!