U kry, Inter të hënën prezanton transferimin e madh! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

U kry, Inter të hënën prezanton transferimin e madh!

09:24 | 13 Janar 2018

Lisandro Lopez pritet ta veshë fanellën e Interit për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas asaj që raporton “Sky Italia”, Lisandro Lopez do t’i kryejë testet mjekësore të hënën.

Mbrojtësi i Benficas do të transferohet në formë huazime në Itali me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Sky raporton se lojtari të hënën do të zbresë në Milano për të kompletuar transferimin.

Interi do të paguajë 500 mijë euro për huazimin e 28 vjeçar dhe nëntë milionë të tjera në qershor nëse vendos ta ndalë në “San Siro” argjentinasin.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!