U kry! Largohet nga Juventusi, befason me skuadrën e re – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

U kry! Largohet nga Juventusi, befason me skuadrën e re

21:51 | 10 Gusht 2018

Stefano Sturaro ka zbarkuar në Lizbonë, aty ku do të nënshkruajë kontratën me Sporting, e ka marrë në huazim, pasi ka paguar 2 milionë euro në kasën bardhezi.

Mesfushori i Juventus ka pranuar ofertën nga skuadra e kampionatit portugez, i ndikuar edhe nga fjalët e Cristiano Ronaldos, që i ka folur mirë për klubin bardhjeshil, sikurse dhe për kampionatin portugez.

Me mbërritjen e tij në aeroport, Sturaro nuk ka dhënë deklarata të gjata, por vetëm sa ka konfirmuar se është i lumtur dhe është shmangur kur është pyetur në lidhje me rolin e CR7 në këtë tratativë.

Tashmë Stefano Sturaro do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, përpara zyrtarizimit si futbollist i ri i Sporting, aty ku shumë shpejt mund të bashkohet me një tjetër italian, trajnerin Claudio Ranieri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!