U kry, në këtë ekip do të luaj Icardi ecidionin e ardhshmëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

U kry, në këtë ekip do të luaj Icardi ecidionin e ardhshmëm

12:03 | 11 Shkurt 2019

E ardhmja e Marco Icardit është në Inter.

Beppe Marotta ka siguruar tifozët e Interit se rinovimi i Mauro Icardi nuk është një problem, duke premtuar ‘të menaxhojë situatën në mënyrën më të mirë’.

Icardi muaj e kaluar ishte afër zgjatjes së kontratës më Interin, por spekulimet rreth asaj se a do të vendosë nënshkrimin në letër janë rishfaqur, pasi e ardhmja e Luciano Spallettit nuk është e sigurt të ‘Zi kaltrit’, përcjell ORAinfo.

Por drejtori i Interit ka qetësuar tifozët. “Zgjatja e kontratës me Icardi nuk është një problem. Ne kemi thënë tashmë atë që kemi pasur për të thënë, përtej sqarimit me Spalletti”, ka thënë Marotta për Tuttomercatoweb.

“Ne do të menaxhojmë situatën, por mund të konfirmoj se nuk do të ketë problem”, ka thënë Moratta.

Ai ka thënë se ka folur edhe me Spalletin dhe do të veprojnë qysh është me së miri për të gjithë.

“Unë kam biseduar me Spalletin me telefon dhe do të flasim përsëri sot ose nesër në mëngjes. Ne do ta menaxhojmë situatën në mënyrën më të mirë dhe në interesin e secilit”, ka shtuar Moratta. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!