U përfol për transferim në Milan, por Benzema merr lajmin më të keq nga mjekët

00:02 | 15 Janar 2019

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzeman nuk po kalon ditët më të mira këtë sezon te ekipi madrilen.

Madje u përfol për një transfero të mundshëm të tij në San Siro.

Por, mjekët e Real Madridit janë duke dhënë lajme të këqija për këtë sezon derisa informacionet e fundit për Karim Benzeman, i cili theu gishtin e vogël të dorës së tij të djathtë të dielën në mbrëmje kundër Real Madridit, mund ti nënshtrohet operacionit.

Bezema u detyrua që të largohet nga stadiumi Benito Villamarin, duk ju bashkuar listës së të lënduarve si; Marco Asensio, Gareth Bale, Mariano Diaz dhe disa të tjerë.

Mbetet ende e paqartë se sa do të mungojë francezi, apo ka nevojë për operim, por shenjat e para tregojnë që ai mund ta shmang operimin dhe se lojtari është optimist se nuk do të mungojë shumë gjatë, transmeton GazetaExpress.

Benzema u pa edhe në Valdebebas me dorën e tij të lidhur para se të trajtohej edhe njëherë në spitalin “Sanitas La Moraleja”, do të përcaktojë edhe gjatësinë e lëndimit.

Megjithatë pritet që numri 9 ti shtrohet testeve edhe të një tjetër specialit për të parë se çfarë do të ndodh me sulmuesin e Realit.

Komento: