U votua për më të mirin e vitit, këto janë votat e Challandes dhe Ujkanit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

U votua për më të mirin e vitit, këto janë votat e Challandes dhe Ujkanit

23:59 | 24 Shtator 2018

Luka Modric është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.

Kjo u bë e ditur në gala mbrëmjen e sontme të FIFA-s në Londër.

Ndërsa, edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani dhe selektori, Bernard Challandes kanë bërë zgjedhjet e tyre, transmeton IndeksOnline.

Portieri kosovar ka dhënë pesë pikë për Luka Modric, tre pikë për Cristiano Ronaldon dhe një pikë për Kylian Mbappe.

Ndërsa, Challandes ka dhënë pesë pikë për Cristiano Ronaldon, tri pikë për Mohamed Salah dhe një pikë për Luka Modric.

Përndryshe, në total, në këtë garë, pas Modric, i dyti u renditë Ronaldo dhe i treti Salah.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!