Ultimatum deri më 11 janar për Qeverinë “Haradinaj” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ultimatum deri më 11 janar për Qeverinë “Haradinaj”

20:38 | 05 Janar 2018

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomiko Social të datës 28 dhjetor, të gjithë anëtarët njëzëri votuan pro propozimit që paga minimale të jetë 250 euro dhe pritej vetëm që qeveria ta miratonte atë.

Me këtë shumë përveç organizatave që mbrojnë bizneset private ishte pajtuar edhe zëvendësi i ministrit të Financave Bedri Hamza, i cili të enjten pas takimit me përfaqësuesit e bizneseve tha se nuk do të ketë rritje të kësaj page, raporton KTV.

Një deklaratë e tillë me arsyen se rritja në 250 euro të pagës minimale do të krijonte informalitet në tregun e punës ka ngritur në këmbë sindikalistët.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i kanë dhënë ultimatum Qeverisë në krye me Haradinajn që ta miratojë vendimin për rritjen e pagesës minimale në sektorin privat.

Ndryshe sipas tyre, të gjithë sektorët, arsimi, shëndetësia e gjyqësia do të përdorin masa sindikale më rigoroze, duke përfshirë këtu edhe grevën.

Edhe SBASHK-u duke e vlerësuar si ofenduese deklaratën e kryeministrit Haradinaj se nuk do të ketë ngritje të pagës më shumë se 4 për qind kanë nisur përgatitjet për marrjen e masave sindikale.

“Këshilli Drejtues i SBASHK-ut unanimisht ka vendosur që të nis përgatitjet për veprime sindikale dhe është arritur pajtimi që përmes formularëve të nënshkrimeve autorizohen anëtarët për veprime të nevojshme duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në përpjekje për realizimin e ngritjes së pagave prej 4%. Fillimin e implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe kërkesave tjera të anëtarësisë së SBASHK-ut”, thuhet në reagimin e Sindikata e Arsimit.

Përveç kësaj, sindikalistët nuk e përjashtojnë as mundësinë e protestave për rritjen e pagave.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!