UP-n e shpëton veç departizimi dhe depolitizimi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

UP-n e shpëton veç departizimi dhe depolitizimi

Shkruar nga: Fadil Maloku

19:10 | 16 Janar 2018

Universitetet publike (UP) në Kosovë, për mendimin tim do të duhej të bëheshin qendra studimore dhe sosh ekspertizash, ashtu siç është në gjithë botën e civilizuar: Faktor impakti, gjerë tani ishte një ndër kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e punës shkencore dhe akademike në UP, mirëpo praktikat e gjertanishme shkencore nëpër botën demokratike, kanë dëshmuar se tregues më domethënës dhe më kredibil lidhur me avansimet e gradave shkencore se sa indeksi i citimit, tash për tash s’ka…Këto kritere mendoj se duhet futur pa hamendje edhe në UP.

Si shtrohet pyetja?

1. Në kuadër të fakulteteve, p.sh. do të duhej të përzgjedhën kordinatorët e instituteve shkencore të cilët do të prodhonin projekte të karakterit nacional… Pra, do të bënin studime ekskluzive me dobi nacionale;

2. Gjithashtu, mendoj se do të duhej të formohej me proceduara të shpejta një MUTUAL TRUST, midis MASHT-it, Rektoratit dhe imstitucioneve tjera që merren me probleme nacionale të arsimit në Kosovë;

3. Reforma për arsimin tonë s’është ndonjë luks i veçantë, por para se gjithash një nevojë imediate e akomodimit dhe e përshpejtimit të kompetivitetit të shoqërisë dhe ekonomisë sonë me hapësirat euroatlantike;

4. Reforma dosido duhet pranuar si një ofertë që garanton se do të kultivojë padyshim partneritetin dhe kohabitimin me standardet më të larta evropiane;

5. Reforma në UP-së është kusht thelbësor për demokratizimin e shoqërisë kosovare. Ngase UP-ja është partizuar dhe politizuar tej mase, prej pasluftës e këndej.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!