Ushqimet të cilat ndihmojnë në kontrollin dhe parandalimin e alergjisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Ushqimet të cilat ndihmojnë në kontrollin dhe parandalimin e alergjisë

Shkruar nga: Ajshe Leka

11:21 | 04 Korrik 2018

Sistemi imunitar është projektuar për të mbrojtur trupin, duke luftuar substanca të dëmshme, si bakteret dhe viruset. Reagimet alergjike ndodhin atëherë kur sistemi imunitar reagon ndaj substancave normalisht të padëmshme si p.sh. poleni, inat e kafshëve, pluhuri, kozmetika apo ushqime të caktuara.

Nga: Ajshe Leka 

Për fat të mirë, ka shumë ilaçe që mund t`i lehtësojnë alergjitë. Përveç kësaj, disa faktorë
ushqyes mund të ndihmojnë në kontrollin dhe parandalimin e reaksioneve alergjike, por në
raste të veçanta nuk duhet të merret si zëvendësim i terapisë shëndetësore profesionale.

 Shtimi i yndyrave Omega-3, kufizimi i Omega-6

Acidet yndyrore Omega-3 mund të lehtësojnë simptomat alergjike për shkak të vetive anti-
inflamatore. Hulumtimet tregojnë se një konsum i lartë i acideve yndyrore omega-3 shoqërohet
me një zvogëlim të rrezikut të alergjive. Efektet e dobishme të acideve yndyrore omega-3,
mund të rezultojnë në alergji nga vlerat anti-inflamatore të këtyre acideve yndyrore. Shumica e
acideve yndyrore omega-6, nga ana tjetër, mund të rrisin inflamacionin në trup, duke prodhuar
prostaglandina inflamatore dhe kështu përkeqësojnë simptomat alergjike.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të eliminoni të gjitha yndyrat omega-6 nga dieta:
një sasi e caktuar e këtyre acideve yndyrore esenciale, është absolutisht e nevojshme për të
mbajtur funksionimin e duhur të trupit. Sidoqoftë, dietat më moderne në vendet perëndimore,
ku alergjitë janë më të përhapura, përfshijnë shumë nga acidet yndyrore inflamatore omega-6
dhe jo mjaft prej acideve anti-inflamatore omega-3. Thjesht, konsumojnë vajra vegjetale më
pak të rafinuara, si vaji i misrit dhe vaji safflower, që janë të larta në acide yndyrore omega-6
dhe konsumojnë më shumë ushqime të larta në acide yndyrore omega-3 (p.sh. vaj i lirit, arra,
soje, peshk salmon, cod dhe halibut) që mund të sjellë lehtësim tek njerëzit me alergji.

 Përfshini erëzat që përmbajnë acid rozmarinë në dietën tuaj

Acidi rozmarinë, siç është dëshmuar nga testimi, ka shtypur reaksionet alergjike tek kafshët
dhe, së fundmi, edhe te njerëzit. Acidi rosmarinik reagon duke shtypur përgjigjet alergjike të
imunoglobulinave dhe inflamacion të shkaktuar nga leukocitet. Acidi rosmarinik gjendet në
shumë bimë të kuzhinës, si rozmarinë, rigon, balsam, limon, borzilok, mente dhe trumzë.

 Hani ushqime që përmbajnë quercetin

Bioflavonoidi Quercetin është një lëndë ushqyese e rëndësishme kundër alergjisë. Falë vlerave
që posedon me antioksidantë, anti-histamine dhe vetive anti-inflamatore, ndihmon në

lehtësimin e simptomave alergjike. Burimet e mira dietetike të quercetin përfshijnë mollët,
qepët e kuqe dhe të verdha, mjedrën, qershitë, boronicat e kuqe, brokolin, rrushin e kuq, frutat
agrume, verën e kuqe dhe çajin.

 Konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë C

Vitamina C, një antioksidant i fuqishëm, ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit që mund të
shkaktojë simptoma tek të sëmurët alergjikë. Studimet kanë treguar gjithashtu se nivelet e larta
të vitaminës C ndihmojnë në reduktimin e lirimit të histaminës në trup. Efektet pozitive të
vitaminës C në alergji, mund të jenë më të theksuara kur vitamina C konsumohet së bashku me
vitaminën E, sepse këto dy vitamina funksionojnë sinergjikisht dhe mbrojnë njëra-tjetrën.

 Merreni selenin përmes ushqimit

Rritja e dietike e marrjes së selenit përmes ushqimeve, të tilla si kërpudhat, peshku cod,
karkalecat, peshku halibut dhe arrat e Brazilit, mund të ndihmojnë në parandalimin dhe
trajtimin e alergjive. Efektet e dobishme të selenit në alergji bazohen në aftësinë e këtij minerali
për të prodhuar proteina të veçanta, që kanë veti antioksiduese. Për të përfituar më së shumti
nga antioksidantët e selenit, duhet të hani ushqime të pasura me selen, së bashku me ushqimet
që përmbajnë vitaminë E (seleniumi rrit efektivitetin e vitaminës E).

 Hani shumë ushqime të pasura me vitaminë E

Hulumtimet shkencore tregojnë se vitamina E (tokoferol) mund të jetë efektive në shtypjen e
reaksioneve alergjike. Në një studim me 2,633 pjesëmarrës, tregoi se një rritje e marrjes së
vitaminës E u shoqërua me një ulje të niveleve të IgE të antitrupave të lidhur me alergji. Më tej,
studimi tregoi se një rritje e vogël e vitaminës E në një miligram, mund të shkaktojë uljen e
niveleve të antitrupave serum për më shumë se 5 për qind.
Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë, në veçanti në botën bimore. Drithërat integrale,
filizat e grurit, soja, lakra e kuqe, brokuli, perimet me gjethe të gjelbra, spinaqi, gruri integral,
vezët dhe vajrat bimore, janë burimet më të mira të vitaminës E. Mishi përmban vetëm këtë
vitaminë në sasi të pa konsiderueshme. Gjendet edhe në disa fruta, si mani, kajsia, avokado si
dhe në bajame e arra. Në sasi të vogla, gjendet edhe në produktet e qumështit.

 Konsumoni ushqime që përmbajnë baktere probiotike

Shumë ekspertë pajtohen se shëndeti i sistemit gastrointestinal luan një rol kyç te alergjitë. Një
mënyrë për të promovuar shëndetin e zorrëve, është të hani ushqime që përmbajnë baktere
probiotike, si Lactobacillus acidophilus dhe Bifidobacterium bifidum. Këto baktere të dobishme
jetojnë në traktin gastrointestinal, ku ndihmojnë tretjen dhe luftojnë mbiprodhimin e baktereve
që shkaktojnë sëmundje. Kosi që përmban kultura të gjalla të baktereve probiotike është
përdorur si një ilaç popullor për qindra, mijëra, vite. Burime të tjera diete të baktereve

probiotike, janë: kefiri, vaji i merlucit i fermentuar dhe në perime të fermentuara, duke
përfshirë disa lloje lakrash turshi. Ushqime me përqindje të lartë në parabiotikë, përmbajnë
gjithashtu shumë fibra të tretshme të dobishme dhe përfshijnë bananet, shpargun, fasulet,
bishtajoret, hudhrën, preshtë, qepët dhe bizelet.
Rritja e marrjes tuaj të baktereve probiotike mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse kohët e
fundit keni marrë një mjekim antibiotik pasi që antibiotikët janë të njohur për të shkatërruar
florën e shëndetshme në zorrë.
……………………………………………….
(Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe )

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!