Ushtria e Kosovës do t’i ketë rreth 3000 pjesëtar

18:03 | 12 Dhjetor 2018

Forca e Sigurisë së Kosovës pas transformim në ushtri do të numëroj rreth 300 pjesëtar.

Zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku, i ftuar në emisionin FRONTAL të T7, ka treguar se pas miratimit të 3 ligjeve dhe transformimit të FSK-së në Ushtri, do të hapet rrugë për punësimin e 2500 apo 3000 të rinjve të cilët do t’i shtohen kësaj force.

“Do të jetë një shembull, si një institucion jopolitik. Do të jetë gjithashtu burim i punësimit. 2500 deri në 3000 të rinj”, ka thënë Çeku, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës do të shërbejë për të gjithë komunitetet.

Ndër të tjera në këtë intervistë ai ka shpjeguar në detaje, misionin që do të marr FSK-ja pas transformimit në Ushtri.

Komento: