Ushtria shqiptare me mision në Mali, trajnon ushtarët e këtij vendi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Ushtria shqiptare me mision në Mali, trajnon ushtarët e këtij vendi

11:49 | 03 Nëntor 2018

Ushtria shqiptre ka nis një mision të ri humanitar.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se një kontingjenti shqiptar i cili është pjesë e një misioni të BE-së, i ka trajnuar ushtarët afrikanë në Mali.

Ajo ka thënë se krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje.

“Kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, EUTM Mali e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre. Krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara (#counterIED) për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje. #KrenarePërFA”, ka shkruar Xhaçka në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Ja postimi i plotë të ministres Xhaçka:

Kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, EUTM Mali e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre.
Krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara (#counterIED) për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje.
#KrenarePërFA🇦🇱

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!