Vajza, a e keni ditur se biçikleta ndikon në kënaqësinë tuaj seksuale… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vajza, a e keni ditur se biçikleta ndikon në kënaqësinë tuaj seksuale…

21:04 | 11 Janar 2017

Sipas një studimi të publikuar te “The Journal of Sexual Medicine” të kalosh shumë kohë mbi biçikletë mund ta bëj vaginën të pandjeshme!

Studiuesit që dolën në këto konkluzione, krahasuan ndjeshmërinë seksuale të femrave që vrapojnë me ato që ushtrohen në biçikletë. Sipas kërkuesve, biçikletat që i kanë mbështetëset e duarve në pozicion më poshtë se ndenjësja kanë ndikim akoma më të madh. Dhe jo vetëm për femrat; mund të shkaktojë humbje të ndjeshmërisë edhe tek meshkujt, por kjo ndodh më rrallë.

Në rastet kur ushtrimi është shumë i shpeshtë, disa herë në javë dhe për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë humbje të kënaqësisë seksuale. Megjithatë, ekziston një alternativë edhe për këtë! Mund të investoni në një jastëk të posaçëm që vendoset te shala e biçikletës por nëse vërtetë nuk doni të rrezikoni, mos e përdorni biçikletën!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!