Vala prezanton pesë pako të reja PostPaid për konsumatorët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Vala prezanton pesë pako të reja PostPaid për konsumatorët

12:10 | 15 Maj 2018

Në një mjedis dinamik, konkurrues dhe me kërkesa të shtuara për produkte atraktive dhe të levërdishme, Telekomi i Kosovës, Vala ka hedhur në treg pako të reja të telefonisë mobile, për të përmbushur nevojat e konsumatorëve dhe qytetarëve për komunikim dhe internet të shpejtë.

Ky produkt përmban pesë pako, ku si fokus kryesor është rritja e sasisë së internetit duke filluar nga 5GB deri në 20GB, përfshirë edhe minuta e SMS shtesë.

Gjatë vizitës së tij në pikën e shitjes në sheshin “Nënë Terezë”, UD i Kryeshefit Ekzekutiv Zeqir Kiqina, pati rastin që, përveç stafit, të takojë edhe disa konsumatorë. Me këtë rast, ai gjithashtu ia prezantoi pakot e reja një konsumatori me parapagim, i cili u shpreh shumë i kënaqur dhe vendosi që të lidhë kontratë për shërbimet PostPaid.

“Ne kemi dashur që të krijojmë diçka të veçantë për konsumatorët tanë besnikë, që ndër vite kanë qëndruar pranë Telekomit të Kosovës. Këto pako janë shumë të përshtatshme, pasi do t’iu mundësojnë konsumatorëve PostPaid të telefonisë mobile, që të komunikojnë pandërprerë dhe të shfletojnë internetin, me çmime shumë të lira. Përveç kësaj, ne gjithashtu duam të inkurajojmë edhe konsumatorët tanë PrePaid, që të lidhin kontrata të volitshme me Telekomin e Kosovës, për shërbime PostPaid”, tha Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Zeqir Kiqina.

Me pakot e reja individuale PostPaid synohet që të plotësohen të gjitha nevojat dhe kërkesat e klientëve ekzistues dhe atyre të rinj.

Dizajnimi dhe përmbajtja e këtyre pakove është orientimi nga shfrytëzueshmëria maksimale e internetit, që është kërkesë e vazhdueshme e klientëve tanë, pako këto të shumëkërkuara nga vetë shfrytëzuesit e pakove individuale.

Pakot e reja PostPaid, do të jenë në dispozicion të konsumatorëve në të gjitha pikat e shitjes së Telekomit të Kosovës, anekënd vendit.

Telekomi i Kosovës, Vala, si kompani udhëheqëse në sektorin e telekomunikacionit në vendin tonë, do të vazhdojë të ofrojë shërbime dhe produkte atraktive dhe të leverdishme, duke përmbushur kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve për komunikim sa më cilësor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!