Valltaret e klubeve të natës nga Shqipëria preferojnë Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Valltaret e klubeve të natës nga Shqipëria preferojnë Kosovën

11:52 | 05 Janar 2018

Shqiptarët e Kosovës duket se janë me qeflinj se sa shqiptarët e Shqipërisë pasi nuk kursejnë për tu dëfryer në klubet e natës.

E kjo nuk i ka shpëtuar edhe pronarëve të klubeve të natës të cilët po i zgjerojnë bizneset e tyre edhe me balerina nga shtetet e tjera.

Madje një numër madh balerinash po vjen nga Shqipëria në Kosovë pasi këtu ofrohen kushte më të mira.

Por ky process fillimisht u zhvillua me parregullësi por policia mori masa të menjëhershme.

Ndoshta nga pakujdesia për shkak se te shqiptarët ende ekziston ideja që Kosova dhe Shqipëria janë një ose ndoshta qëllimisht, shumica e balerinave nga Shqipëria që punonin në këto klube punonin pa lejëqëndrim. Por, Policia e Kosovës ka marrë masa dhe shpesh here këto punonjëse janë deportuar për në Shqipëri.

Mjafton të kujtojmë operacionin e datës 7 nëntor të vitit të kaluar ku Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e asistuar nga njësit vartëse të drejtorive rajonale policore, me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se duke filluar nga data 03.11.2017 ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale. E në këtë operacion u zbuluan 123 shtatase të Shqipërisë të cilat punonin pa lejëqendrim në klubet e natës.

E megjithatë duket se këto operacione kanë përfunduar dhe balerinat që vijnë nga Shqipëria po aplikojnë ligjërisht që të punojnë lirshëm në profesionin e tyre. Ato tashmë duhet të presin radhët e gjata dhe stresuese për të aplikuar në Zyrën për të Huaj që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme.

Madje për të punuar këtu po vijnë pothuajse nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, përfshirë edhe ato ne skajin jugor.

Albeu.com ka kontaktuar edhe me një balerinë duke e pyetur se pse po preferohet Kosova dhe jo Shqipëria dhe ajo ka thënë se këtu rroga është me e lartë. Sipas saj, rroga fillestare si kërcimtare ose muzikante në klubet e natës është 600 euro ndërsa më e larta mund të shkojë deri në 1200 euro. Kurse në Shqipëri është shumë më e ulët dhe nuk respektohet, tha ajo për albeu.com.

Klubet e natës janë shumë të përhapura dhe të frekuentuara në shtetet e Evropës. Madje shumë emigrantë shqiptarë kur vijnë me pushime në Shqipëri pohojnë se janë frekuentues në këto klube.-Ervin Shkulaku

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!