Valverde pas fitores së Barcelonës ia thotë dy fjalë Messit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Valverde pas fitores së Barcelonës ia thotë dy fjalë Messit

00:00 | 19 Shtator 2018

Ernesto Valverde është deklaruar pas fitores së lehtë ndaj PSV-s.

Trajneri i Barcelonës ka thënë se ishte një fitore e pritur, duke e lartësuar Messin, pas het-trikut.

“Ne patëm vështirësi për të shënuar golin e parë. Ne e filluam pjesën e dytë mirë, duke dominuar ndeshjen dhe duke mos lejuar asnjë rast, por vetëm 1-0 ka ende rrezik. Ne u qetësua me golin e dytë”, ka thënë Valverde, përcjell ORAinfo.

“Ajo që Messi bën është normale, sepse ne gjithmonë e shohim këtë gjë nga ai”.

“Nuk do të ishte normale nëse do të ishte dikush tjetër, por ai bën gjëra të jashtëzakonshme dhe i bën ato të duken rutinë. Ishte një goditje e lirë magjike”.

“Dembele është shumë mirë. Ai është duke shënuar gola dhe duke treguar qëndrueshmëri, të cilën ai e ka fituar me punën e tij”, ka shtuar më tej trajneri i Barcelonës./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!