Van Bommel thumbon keq

13:49 | 12 Dhjetor 2018

Trajneri i PSV-së, Van Bommel, pas barazimit ndaj Interit në Champions dhe faktit që e mbylli grupin me 2 pikë, u shpreh i kënaqur, por nuk harron të thumbojë edhe për sfidën e vajtjes.

“Erdhëm në “San Siro” dhe luajtëm me guxim. Madje, mund edhe të kishim fituar. Shënuam dhe djemtë më pas luajtën pak mbrapa, por është normale, pasi Interi luante për fitore.

“Mendoj se gjërat shkuan shumë mirë. Por, kam diçka për të thënë: po t’i kishte dhënë arbitri karton të kuq Handanovic në ndeshjen në Holandë, tani do të flisnim ndryshe për PSV dhe mund të ishim edhe ne në garë. Aty u kompromentua gjithçka”.

Komento: