Vdekje në Podujevë, 52-vjeçari i jep fund jetës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vdekje në Podujevë, 52-vjeçari i jep fund jetës

11:51 | 10 Janar 2018

Mbrëmë, rreth orës 21:20, në fshatin Metehi të komunës së Podujevës, një burrë 52 vjeç i ka dhënë fund jetës me litar. Ngjarja ka ndodhur në korridorin e shtëpisë së tij.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi, i cili tha se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Dje kemi pranuar informatën nga dëshmitarët për një rast vdekje rreth orës 21:20 në fshatin Metehi të komunës së Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Bislimi për Express.

Më tej, Bislimi tha se në konsultim me prokurorin e rastit trupi i viktimës (52 vjeç) është dërguar për obduksion.

Gazeta Express ka mësuar se i ndjeri është varur me litar, ndërsa trupi i tij është gjetur në korridorin e shtëpisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!