Vdes akademiku që nuk e pranoi kurrë se është shqiptar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Vdes akademiku që nuk e pranoi kurrë se është shqiptar

17:45 | 07 Qershor 2018

Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë poeti i njohur dhe akademiku Mateja Matevski.

Matevski ka lindur në Stamboll në vitin 1929, fëmijërinë e ka kaluar në Gostivar, kurse ka studiuar në
Beograd dhe Shkup, ku dhe ka mbaruar Fakultetin Filozofik.

Por ai në shumë raste nuk tregonte origjinën shqiptare, edhe pse ishte etnikisht i pastër me origjinë
nga Reka e Gostivarit.

Poeti i njohur është autor i shumë veprave poetikë ku disa prej tyre janë “Rrethi”, “Bliri”, “Lindja e
tragjedisë”, “Largësia”, “Kulla e zezë”, “Ikja e xixëllonjës”.

Ndërsa ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vitin 2013 e kishte dekoruar akademikun me
origjinë shqiptarë Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi,
shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit.

Akademiku Matevski gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve
Maqedonase (ASHAM) në periudhën 2001- 2004, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të
Maqedonisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni, si dhe i njohur me shumë çmime të
fituara në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Krejt krijimtaria e tij është në gjuhën maqedonase dhe konsiderohet “babai” i letërsisë maqedonase

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!