Vdes një përson nga gripi i derrit në QKUK, ja çka ka ndodhur me tre persona të tjerë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vdes një përson nga gripi i derrit në QKUK, ja çka ka ndodhur me tre persona të tjerë

09:37 | 12 Shkurt 2019

Gripi i derrit ka marrë edhe një jetë në Kosovë.

Një person i prekur me gripin e derrit ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Klinikën Infektive në Prishtinë, derisa edhe tre persona tjerë në vend tashmë janë të prekur nga ky grip.

Po ashtu, vetëm nga muaji janar i këtij viti e deri më sot katër persona kanë vdekur nga gripi sezonal, prej të cilit për më pak se katër muaj janë prekur mbi 24 mijë qytetarë.

Ramadan Jashari, nga fshati Pogragjë i komunës së Gjilanit, është viktima e parë e gripit të derrit, nga i cili tashmë janë prekur edhe qytetarë të tjerë në vend.

Ai ka vdekur më 10 shkurt të këtij viti teksa ishte duke u trajtuar në Klinikën Intensive në Prishtinë.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thënë për “Zërin” se Jashari ishte infermier në këtë spital dhe se qe tri javë ishte i shtrirë në Kujdesin Intensiv në Klinikën Infektive në Prishtinë, ku nuk mundi ta përballojë këtë sëmundje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!