Vdes një punëtor i KEK-ut, pësoi sulm në zemër – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vdes një punëtor i KEK-ut, pësoi sulm në zemër

22:11 | 07 Dhjetor 2017

Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës. Vdekjen e 58 vjeçarit, K.E, e kanë konfirmuar për Express zyrtar të KEK’ut. Siç bëhet e ditur ai ka ndërruat jetë pas një sulmi në zemër.

“Punëtori i KEK që sot ka vdekur ka pasur sulm në zemër. Kjo është konstatuar edhe nga raporti mjekësor, i cili edhe i është dërguar KEK’ut sot gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e KEK për Express.

I ndjeri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim në punë apo diçka të tillë. Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës”.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!