Vdes tragjikisht 19-vjeçari shqiptar në Greqi, ra nga lartësia në trotuar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vdes tragjikisht 19-vjeçari shqiptar në Greqi, ra nga lartësia në trotuar

23:47 | 10 Janar 2018

Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në shtetin fqinj, Greqi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Gargalianoi në Greqi, ku i riu u gjet i shtrirë në trotuar të premten e kaluar.

Prej disa ditësh i riu shqiptar ndodhej në gjendje kritike për jetën në spital por mediat greke shkruajnë se ditën e djeshme ka shfaqur komplikacione çka ka çuar edhe në mos fitimin e betejës me vdekjen. 19-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Dyshimet e para për të flasin për një rënie nga lartësia në trotuar, por ende nuk ka një njoftim zyrtar pasi rasti është ende nën hetim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!