Vdesin 5 studentë, nga shembja e urës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vdesin 5 studentë, nga shembja e urës

10:44 | 14 Maj 2018

Të paktën 5 studentë kanë mbetur të vdekur dhe 12 të tjerë janë raportuar të zhdukur pasi u shemb një urë në një vend turistik në Kashmir, e administruar nga Pakistani.

Ura në rrethin malor të Neelumit u shemb pasi dhjetra studente të një universiteti hypën aty për të parë një ujëvarë.

Zyrtarët thanë se kishte pak shpresë për mbijetimin e studentëve të humbur.

“Kemi gjetur 4 trupa djemsh dhe një vajze. 12 të tjerë kanë humbur dhe nuk kemi ndonjë shpresë për ti gjetur gjallë sepse uji është shumë i ftohtë,”-tha Chaudhary Imtiaz, një zyrtar i lartë i qeverisë në kryeqytetin e Kashmirit, Muzaffarabad.

Imtiaz tha për AFP se 8 studentë të tjerë janë plagosur gjatë incidentit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!