Vendi goditet nga një stuhi e fuqishme, më e ‘keqja’ e 100 viteve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

Vendi goditet nga një stuhi e fuqishme, më e ‘keqja’ e 100 viteve

21:47 | 10 Tetor 2018

Uragani Michael – stuhi e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë – zbarkoi në rajonin Penhendëll të Floridës, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia preku tokën pranë Plazhit Meksiko.

Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, paralajmëroi për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se stuhia do të jetë më e keqja në 100 vjet.

Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës, si rezultat i shirave të furishëm dhe përmbytjeve, përcjell REL.

Stuhia pritet të lëvizë shpejt drejt Bregut Lindor të SHBA-së, duke shkaktuar shira në rajone që tashmë janë goditur rëndë nga uragani Florence, muajin e kaluar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!