Veseli falënderon përkrahësit e tij, thotë se bashkë do t’u prijnë ndryshimeve të reja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Veseli falënderon përkrahësit e tij, thotë se bashkë do t’u prijnë ndryshimeve të reja

21:58 | 20 Tetor 2017

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i ka falënderuar përkrahësit, vullnetarët, aktivistët, kandidatët, strukturat dhe ekipin e PDK-së për punën gjatë kësaj fushate.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka kërkuar prej tyre që më 22 tetor, që bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre, të dalin masivisht dhe të votojnë kandidatët e PDK-së për kryetarë dhe kandidatët e listës së PDK-së për kuvende komunale.

“Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve, ekipin e Partisë Demokratike të Kosovës, strukturat, kandidatët, aktivistët, vullnetarët e përkrahësit, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe punën e palodhshme gjatë kësaj fushate.

Ju ftoj që më 22 tetor, bashkë me familjarët dhe miqtë tuaj, të dilni masivisht dhe t’i votoni kandidatët e PDK-së për kryetarë dhe kandidatët e listës së PDK-së për kuvende komunale.
Bashkë do t’u prijmë ndryshimeve të reja. Bashkë do të bëjmë edhe më shumë.
Votoni për Forcën e Ndryshimit. Votoni numrin 94”, ka shkruar Veseli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!